Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka dërguar urimet e tij të sinqerta Mojtaba Khamenei, të hënën në mëngjes, pas emërimit të tij si Udhëheqës i Ri Suprem i Iran. Në një deklaratë nga Kremlini, Putin theksoi se Rusia ka qenë dhe do të mbetet një partner i besueshëm i Teheranit.
“I nderuar Hosseini Khamenei, pranoni urimet e mia më të sinqerta për zgjedhjen tuaj si Udhëheqës Suprem i Republikës Islamike të Iranit”, tha Putin, duke shprehur besimin se Khamenei do të vazhdojë rrugën e babait të tij dhe do të bashkojë popullin iranian përballë sfidave.
Kreu i Kremlinit ripërsëriti gjithashtu mbështetjen e Moskës ndaj Teheranit dhe dënoi sulmin e fundit ndaj Iranit si një akt agresioni të armatosur, duke riafirmuar solidaritetin e Rusisë në këtë kohë të tensionuar rajonale.









