Përplasje e fortë në studion e Big Brother VIP5 – Akuza për prishjen e dasmës dhe tension mes Mirit, Selin dhe Arbërit

Debatet janë ashpërsuar në studio mes Mirit, Selin dhe Arbërit, me akuza të ndërsjella për prishjen e dasmës dhe për sjelljen e tyre në raport me çiftin.

Miri u shpreh se ia kishte bërë të qarta që më parë mendimet e tij Gimbos, duke thënë se i kishte parë atë dhe partneren shumë shpesh bashkë dhe se besonte në marrëdhënien e tyre. Ai shtoi gjithashtu se i kishte thënë Selin se loja e saj kishte rënë pas martesës.

Nga ana tjetër, Arbëri reagoi ashpër duke e akuzuar Mirin për hipokrizi. Sipas tij, Miri kishte qenë më herët në një bisedë me Rogertin dhe Juelën ku kishte thënë se nuk do ta prishte dasmën, ndërsa tani po bënte të kundërtën. Arbëri vuri në pikëpyetje edhe ftesën e Selin për Mirin në dasmë, duke e konsideruar të panevojshme praninë e tij.

Selin mohoi çdo akuzë dhe reagoi e revoltuar ndaj pretendimeve se mund të kishte ndjenja për një burrë të martuar. Ajo theksoi se nuk do të largohej nga prime pa sqaruar këtë çështje dhe se nuk kishte pasur kurrë pëlqim për burra të martuar.

Në vijim të debatit, Arbëri i tha Selin se ajo po reagonte me arrogancë dhe se prej rreth 30 minutash nuk po linte askënd tjetër të fliste. Ndërkohë, Selin kërkoi falje për një fjalë të përdorur ndaj Juelës, duke thënë se në mendjen e saj kishte pasur një kontekst tjetër.

Në fund, Monika ndërhyri duke deklaruar se nuk beson që Selin nuk e di kuptimin e asaj fjale, duke shtuar se arma e saj më e fortë është oratoria.

Miri: Ja kam thënë dje para dite Gimbos opinionet e mia. Unë ju kam parë që rrini bashkë, keni kimi, ju uroj jetë të lumtur. Po, besoj te marrëdhënia e tyre. I kam thënë Selin që të ka rënë loja pasi je martuar.

Arbër: Gënjeshtra nga të gjitha krahët. Ti, Miri, ke qenë ulur me Rogertin dhe Juelën dhe ke thënë unë nuk e prish dasmën. Ti, Selin, pse e ftove Mirin? Ti, Miri, mos fol se i karikove ata të dy të prishnin dasmën. Për çfarë duhet Miri në dasmë?

Selin: Nuk mbaj më akuza të qelbura që mund të jem e dashuruar me një burrë të martuar. Nuk dal nga ky prime pa u sqaruar që nuk kam pasur ndonjëherë pëlqim për burra të martuar. Nuk kam ardhur këtu për të shkelur dy…

Arbër: Nuk kishe pse të ftoje Mirin? Ndaç, merre si këshillë a sugjerim, ke filluar të reagosh me arrogancë, ke 30 minuta që nuk le njëri të flasë.

Selin: Kërkoj ndjesë për fjalën ndaj Juelës, e kam përdorur me kontekst në mendjen time korrekte. Kam menduar që ka tjetër kuptim.

Monika: Nuk besoj se Selin nuk e di çfarë do të thotë ajo fjalë. Arma jote e fortë është oratoria.