LAJMI I FUNDIT/ Plagoset djali i ish-liderit suprem të Iranit – Mojtaba Khamenei është një nga emrat e përfolur për pasimin e Ali Khameneit

Mediat izraelite raportojnë se Mojtaba Khamenei, djali i dytë i ish-udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Khamenei, dyshohet se ka mbetur i plagosur.

Lajmi është bërë publik nga gazetari izraelit Amit Segal, i cili punon për televizionin Channel 12 dhe platformën Ynet. Ai e ka ndarë informacionin përmes një postimi në rrjetin social X.

Sipas raportimeve, Mojtaba Khamenei është përfolur prej kohësh si një nga kandidatët kryesorë për të marrë drejtimin e ardhshëm të Iranit pas vdekjes së babait të tij.

Deri më tani nuk ka konfirmim zyrtar nga autoritetet iraniane lidhur me raportimet për plagosjen e tij.