Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj në lidhje me fraksionin e inceneratorit të Elbasanit.
Përmes avokatit të tij, SPAK i ka komunikuar tre akuza Ahmetajt: “korrupsion pasiv”, “pastrim parash” dhe “fshehje dhe mosdeklarim pasurie”.
Hetimet dhe akuzat janë komunikuar gjithashtu ndaj bashkëjetueses së tij, Erjola Hoxha, ish-bashkëshortes Albina Mançka, si dhe shtetasve Andi Boni, Geirjan Kuka, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri, Sonila Meqemeja, Elidon Begaj dhe Elda Dinaj.
Kjo çështje ka dalë si një fraksion i veçantë brenda procedimit kryesor për inceneratorin e Elbasanit, ku të përfshirët akuzohen për një sërë veprash penale të lidhura me financat dhe menaxhimin e projektit.









