Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do t’i ftojë në takim liderët e partive politike për të diskutuar lidhur me caktimin e datës së zgjedhjeve.
Ajo njoftoi se ftesat për krerët e subjekteve politike do të dërgohen sot, në mënyrë që të zhvillohen konsultimet e nevojshme për hapat e ardhshëm në procesin zgjedhor.
Osmani gjithashtu paralajmëroi se gjatë ditës do të mbajë edhe një konferencë tjetër për media, ku pritet të japë më shumë detaje lidhur me zhvillimet politike dhe procesin e zgjedhjeve në vend.









