Mesfushori i Manchester United pezullohet për gjashtë ndeshje pas fjalës homofobike

Xhek Fletçer, mesfushori i Manchester United dhe i Anglisë U-19, është pezulluar për gjashtë ndeshje nga Federata Angleze e Futbollit (FA) pas një episodi gjatë “EFL Trophy” kundër Barnsley në tetor.

Gjatë ndeshjes, Fletçer përdori shprehjen “gay boy”, e cila u konsiderua si një fyerje homofobike dhe e papranueshme nga referët dhe nga FA. Lojtari, i lindur në vitin 2007 dhe djali i legjendës së Manchester United, Darren Fletcher, pranoi se kishte përdorur fjalën dhe kërkoi falje publikisht.

“Jam vërtet i penduar për fjalën ofenduese që përdora në momentin e ngjarjeve. Edhe pse nuk kisha qëllim ta përdor këtë term si një fyerje homofobike, e kuptoj që një gjuhë e tillë është e papranueshme”, tha Fletçer.