Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se mbështet iniciativën e presidentes Vjosa Osmani për ta zgjedhur kreun e shtetit përmes votës së drejtpërdrejtë të qytetarëve.
Në një postim në Facebook, Haxhiu tha se amendamentet kushtetuese të propozuara nga Osmani janë të domosdoshme për të eliminuar bllokadat që po pengojnë funksionimin e institucioneve dhe stabilitetin politik të vendit. “I bashkohem thirrjes së Presidentes për votimin e këtyre ndryshimeve kushtetuese,” shkroi ajo.
Ky hap vjen ndërsa debati për mënyrën e zgjedhjes së presidentit ka tensionuar skenën politike kosovare dhe ka rritur presionin për një zgjidhje të shpejtë.










