Ultimatum nga Tel Avivi – Pasardhësi i Khameneit në shënjestër të Izraelit: Të eleminohet

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, deklaroi se kushdo që do të zëvendësojë Ali Khamenei në krye të Iranit do të konsiderohet objektiv legjitim për t’u eliminuar.

Sipas tij, çdo lider i emëruar nga regjimi terrorist iranian për të vazhduar drejtimin e planit për të shkatërruar Izraelin, për të kërcënuar Shtetet e Bashkuara, botën e lirë dhe vendet e rajonit, si dhe për të shtypur popullin iranian, do të jetë një objektiv i qartë për t’u eliminuar”

“Nuk ka rëndësi si quhet apo ku fshihet,” theksoi Katz, duke shtuar se Izraeli do të vazhdojë të veprojë me forcë, në bashkëpunim me partnerët amerikanë, për të çmontuar kapacitetet e regjimit iranian.

Deklarata e tij vjen në një klimë tensioni të lartë rajonal, ndërsa përplasjet mes Izraelit dhe Iranit vijojnë të përshkallëzohen.