Trump vlerëson kreun e NATO, Mark Rutte: “Është fantastik”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shprehur vlerësim të lartë për sekretarin e përgjithshëm të NATO, Mark Rutte, duke e cilësuar atë si “fantastik”.

Komentet Trump i bëri gjatë pritjes së kancelarit gjerman Friedrich Merz në Zyrën Ovale, ku foli edhe për rolin e vendeve evropiane brenda aleancës. Ai theksoi se disa shtete kanë qenë më të angazhuara se të tjerat, duke veçuar pozitivisht Gjermania.

“Gjermania ka qenë e shkëlqyer. Merz ka qenë i mrekullueshëm”, u shpreh Trump.

Trump i atribuoi gjithashtu Mark Rutte meritën për rritjen e planifikuar të shpenzimeve të mbrojtjes nga vendet anëtare të NATO-s. Në samitin e aleancës të mbajtur në fund të qershorit të vitit të kaluar, në sfondin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës dhe nën presionin e Trump, vendet anëtare ranë dakord të rrisin shpenzimet e mbrojtjes në të paktën 3,5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Një shtesë prej 1,5% do të përdoret për shpenzime të lidhura me mbrojtjen, si infrastruktura, duke synuar që në total të arrihet një kuotë prej 5% të PBB-së çdo vit deri në vitin 2035. Më parë, objektivi minimal ishte 2%.

Trump ka kërkuar prej kohësh që partnerët e NATO-s të rrisin ndjeshëm buxhetet e mbrojtjes dhe ka paralajmëruar se mbështetja amerikane mund të reduktohet nëse ky angazhim nuk përmbushet.