TRAGJIKE/ Humb jetën 10-vjeçari shqiptar në Itali – po luante pranë shatërvanit!

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Foggias në Itali. Një 10-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën pas një rënie aksidentale pranë një shatërvani, ku ishte duke luajtur.

Sipas mediave lokale, fëmija rrëzohet aksidentalisht, godet tokën dhe pëson dëmtime fatale. Ngjarja ka lënë komunitetin në gjendje tronditjeje dhe pikëllimi është i madh për familjen dhe fqinjët.

Kryebashkiaku i Foggias, Azzone, shprehu dhimbjen e tij:

“Komuniteti ynë i vogël është goditur thellësisht. Humbja tragjike e vogëlushit Alesio lë një plagë të thellë që prek çdo familje dhe çdo prind në qytet”, tha ai, duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen.