Komanda Qendrore e SHBA-së njoftoi se një ushtar amerikan, i plagosur gjatë sulmeve të para iraniane, ka ndërruar jetë nga plagët e marra. Ky është ushtari i katërt amerikan që humbet jetën si pasojë e tensioneve në rajon.
SHBA nuk ka dhënë detaje mbi vendin ku ndodhi sulmi, ndërsa incidenti tregon intensifikimin e sulmeve të dukshme iraniane në zonë.









