Përveç festimeve me fishekzjarre nga një pjesë e popullsisë Irani është përfshirë nga protesta dhe tubime zie pas njoftimit se Udhëheqësi Suprem, Ali Khamenei, mbeti i vrarë gjatë sulmeve ushtarake amerikane dhe izraelite. Lajmi u konfirmua nga televizioni shtetëror iranian.
Qeveria shpalli 40 ditë zie kombëtare, si edhe një festë publike shtatë-ditore. Në qytete të ndryshme të vendit, turmat dolën në rrugë për të shprehur dhimbjen dhe solidaritetin. Protestuesit mbanin flamuj iranianë dhe fotografi të Khameneit, ndërsa dëgjoheshin parulla kundër SHBA-së dhe Izraelit.
Në Tehran, qindra persona u mblodhën në sheshin Inkilap, duke ngritur flamuj dhe portrete të liderit suprem. Tubime zie u zhvilluan edhe në qytetin e shenjtë Qom, ku besimtarët u mblodhën në faltoren e Hazrat Masume për të dënuar sulmet.
Ndërkohë, në Mashhad, qytetarët vendosën një flamur të zi në kupolën e faltores së Imam Reza, një nga vendet më të shenjta fetare në vend, ndërsa shumë prej tyre u panë të përlotur në shenjë zie.
Zhvillimet e fundit kanë rritur tensionet në rajon dhe kanë thelluar pasigurinë mbi të ardhmen politike të Iranit.









