Zyrtarë izraelitë besojnë se tre figura të rëndësishme të strukturave ushtarake dhe të sigurisë së Iranit mund të jenë vrarë gjatë sulmeve të përbashkëta amerikano-izraelite.
Sipas vlerësimeve paraprake, në mesin e të shënjestruarve është komandanti i Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), gjeneral Mohammad Pakpour. Ai mori drejtimin e IRGC-së pasi paraardhësi i tij, Hossein Salami, u vra nga Izraeli në fillim të përplasjes së qershorit 2025.
Burime izraelite po ashtu vlerësojnë se ministri iranian i Mbrojtjes, Amir Hatami, dhe shefi i inteligjencës mund të kenë humbur jetën në të njëjtat sulme. Megjithatë, këto pretendime nuk janë konfirmuar zyrtarisht as nga autoritetet iraniane dhe as nga Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF).
Në mesin e objektivave të raportuara të sulmeve të mëngjesit përmenden edhe Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Khamenei, si dhe presidenti Masoud Pezeshkian, por rezultatet konkrete të këtyre goditjeve mbeten të paqarta.
Ndërkohë, Irani ka reaguar me kundërsulme, duke shënjestruar baza ushtarake amerikane në disa vende të Lindjes së Mesme, duke thelluar më tej përshkallëzimin e konfliktit në rajon.









