Rama i qau hallin se jeton në shtëpi me qera – gazetarja e nxjerr bllof kryeministrin: Karçanaj ka blerë shtëpi 500 mijë euro në emër të vëllait

Deklaratat e kryeministrit Edi Rama se ish-drejtoresha e AKSHI-t jeton me qira kanë nxitur reagime publike, pas akuzave të forta të bëra nga gazetarja Anduena Llabani.

Sipas Llabanit, Mirlinda Karçanaj, ish-drejtoreshë e AKSHI, rezulton në një dosje hetimore të SPAK që lidhet me trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Gazetarja pretendon se Karçanaj ka blerë një banesë me vlerë rreth 500 mijë euro nga persona nën hetim dhe se prona është regjistruar në emër të vëllait të saj.

Llabani deklaroi gjithashtu se marrja e një banese me qira në qendër të Tiranës mund të ketë shërbyer për të shmangur reagimet publike, ndërsa shtoi se, sipas saj, ekzistojnë prova për vendosje të pasurive në emër të familjarëve.

Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga Karçanaj lidhur me këto pretendime.