I ekstraduari i shumëkërkuar nga drejtësia Durim Bami, kërkon transferim nga Burgu 313: “Më rrezikohet jeta”

Durim Bami, i ekstraduar një ditë më parë nga Dubai drejt Shqipërisë, ka depozituar kërkesë për t’u transferuar nga IEVP “Jordan Misja” (Burgu 313) në Fushë-Krujë.

Kërkesa, dorëzuar përmes avokatit Ilir Murati, argumenton se jeta dhe integriteti i tij fizik janë në rrezik në ambientin ku po mbahet aktualisht. Sipas dokumenteve të depozituara pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, në Burgu 313 dhe disa IEVP të tjera ndodhen persona që më parë janë lidhur me tentativa për eliminimin fizik të Bamit.

Bami është viktimë në një çështje që po shqyrtohet në Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe lidhet me grupet kriminale “Martinaj”, “Avdylaj” dhe “Bajraj”. Avokati thekson se qëndrimi në të njëjtin institucion me këta persona krijon një kërcënim serioz dhe kërkon transferimin e menjëhershëm në IEVP Fushë-Krujë, ku nuk ndodhen individë me të cilët Bami ka konflikte, si dhe vendosjen e masave emergjente sigurie deri në realizimin e transferimit.

Kërkesa e Durim Bamit: 

KERKESE KERKUES: Durim Bami, i biri i Dylaver dhe i Mereme, i dtl.29.10.1979, lindur ne Kruje dhe banues ne Nikel, Nd.035,1504 Kruje, me shtetesi dhe kombesi shqiptare, i martuar, perfaqesuar nga Av. Ilir Murati. 

OBJEKTI: Transferimi i te arrestuarit Durim Bami nga IEVP Rr. “J. Misja” Tirane ne IEVP Fushe Kruje. 

Baza ligjore: Neni 78 i Ligjit nr. 81 date 25.06.2020 “Per te drejtat dhe trajtimin e te denuarve me burgim”, neni 106, 107 dhe 108 te Vendimit nr. 209, date 06.04.2022 “Per miratimin Rregullores se Pergjithshme te burgjeve”, si dhe te Ligjit nr.79/2020 “Per ekzekutimin e vendimeve penale te formes se prere”. Drejtuar: 

Per Dijeni: DREJTORISE SE PERGJITHSHME TE BURGJEVE DREJTORIT TE PERGJITHSHEM TE BURGJEVE MINISTRISE SE DREJTESISE PROKURORISE SE POSAÇME KUNDER KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TE ORGANIZUAR Drejtorit te Burgut 313 Rruga “Jordan Misja” TIRANE 

I nderuar Z. Drejtor! Shtetasi Durim Bami, me date 26.02.2026 ka mberritur ne Republiken e Shqiperise nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe nga Drejtoria e Pergjithshme Burgjeve Tirane, eshte derguar prane IEVP Burgu 313, Rruga “Jordan Misja” Tirane. Me ane te prokures se posaçme noteriale nr. repertori 2990 dhe nr. 2144 koleksioni, date 22.05.2024, une Av. Ilir Murati, jam zgjedhur ne cilesine e avokatit mbrojtes per te perfaqsuar mbrojtjen e shtetasit Durim Bami ne procesin penal. 1 Ky shtetas akuzohet nga Prokuroria e Posaçme per Korrupsionin e dhe Krimin Organizuar Tirane,per kryerjen e veprave penale te “Sigurim i kushteve dhe i mjeteve materiale per te kryer vrasje” kryer ne forme te veçante te bashkpunimit, ate te grupit te strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal dhe pjesmarrje ne grup te strukturuar kriminal”, te parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 e 334 te K. Penal. Nderkohe, ne Gjykaten e Posaçme te Shkalles se Pare per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka filluar dhe po gjykohet çeshtja penale ne ngarkim te grupeve te strukturuara kriminale siç jane grupi “Martinaj”, “Avdylaj”, “Bajraj” etj., ku te pandehur jane rreth 16 persona, te cilet se bashku (sipas Prokurorise se Posaçme Kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar) kerkonin eleminimim fizik te shtetasit Durim Bami. penale. Ne kete proces i pandehuri Durim Bami eshte ne cilesine e viktimes se vepres Ne institucionin ku ai ndodhet aktualisht i akomoduar ne IEVP Rr. “J. Misja” Tirane (burgu 313) si dhe ne IEVP 302, Rruga “Mine Peza” Tirane, ne IEVP Peqin dhe IEVP Reç Shkoder etj, ndodhen persona, te cilet ne te kaluaren kane siguruar kushte per vrasjen e tij, fakt i njohur boterisht edhe nga media dhe dokumentuar ne procedimet penale perkatese. Ne cilesine e mbrojtesit te shtetasit Durim Bami, aktualisht i paraburgosur ne IEVP 313 pas ekstradimit te tij, ju paraqes kete kerkese per transferimin e tij te menjehershem ne nje tjeter institucion paraburgimi. Prania e tyre ne te njejtin ambient krijon nje rrezik real, serioz dhe aktual per jeten dhe integritetin fizik te tij. Administrata e burgjeve ka detyrim per te garantuar sigurine e çdo personi te privuar nga liria. Mosmarrja e masave parandaluese ne nje situate me rrezik te individualizuar dhe te njohur do te perbente shkelje te detyrimeve ligjore dhe konvencionale per mbrojtjen e jetes. i Pavaresisht se transferimi parashikohet vetem per personat e denuar referuar nenint 87 te Ligjit nr. 81 date 25.06.2020 “Per te drejtat dhe trajtimin e te denuarve me burgim”, parashikohet se: 

1.Personat e paraburgosur gezojne te gjitha te drejtat qe gezojne edhe te denuarit me burgim. Ne takimin me te arrestuarin Durim Bami sot me date 27.02.2026 ne IEVP Rr. “J. Misja” Tirane rezulton se eshte ne gjendje jo te mire shendetsore, po mbahet ne kushte jo te mira, dhe eshte ne stres te vazhdueshem per shkak te pranise ne kete Institucion te disa te arrestuarve me akuzen e vrasjes mbetur ne tentative ne grup te strukturuar kriminal ndaj tij. Ne keto kushte kerkojme transferimin e menjehershem te shtetasit Durim Bami ne nje institucion tjeter, ku nuk ndodhen persona qe paraqesin rrezik per jeten e tij, dhe aktualisht Institucioni me i pershtatshem ku nuk ka persona ne konflikt me shtetasin Durim Bami eshte IEVP Fushe Kruje, duke qene se eshte edhe afer vendbanimit te tij. Per keto arsye dhe ne baze te neneve 383-470 e vijues te K. Pr. Penale, Neni 78, 87 i Ligjit nr. 81 date 25.06.2020 “Рer te drejtat dhe trajtimin e te denuarve me burgim”, neni 106, 107 dhe 108 te Vendimit nr. 209, date 06.04.2022 “Per miratimin Rregullores 2 se Pergjithshme te burgjeve”, si dhe te Ligjit nr.79/2020 “Per ekzekutimin e vendimeve penale” te cituar me lart; 

KERKOJME: Transferimin e menjehershem te shtetasit Durim Bami nga IEVP Rr. “J.Misja” ne IEVP Fushe Kruje. Marrjen e masave emergjente te perkohshme te sigurise deri ne realizimin transferimit. e Duke qene se behet fjale per rrezik serioz dhe real te jetes se tij, kerkojme trajtimin urgjent te kesaj kerkese nga ana juaj per sa kohe eshte duke qendruar ne IEVP Rr. “J.Misja” Tirane. 

Per kerkuesin Durim Bami 

Me respekt AVOKАТ ILIR MURATI