Starmer pëson humbje të rëndë në zgjedhjet e pjesëshme në Britani – Partia Laburiste në pikiatë – Në Mançester renditet e treta

Kryeministri Keir Starmer dhe Partia Laburiste pësoi një humbje të rëndë në zgjedhjet e pjesshme për vendin parlamentar Gorton dhe Denton në Manchester, një zonë që partia kishte mbajtur për gati një shekull.

Hannah Spencer nga Partia e Gjelbër fitoi vendin me 40.7% të votave, ndërsa Reform UK doli e dyta me 28.7%. Partia Laburiste e Starmer përfundoi e treta me 25.4%, duke shkaktuar presion të madh mbi kryeministrin për të reflektuar mbi autoritetin e tij dhe për të diskutuar mundësinë e dorëheqjes.

Disfata pason një periudhë trazirash politike për Starmer, përfshirë kritika ndaj vendimit të tij për emërimin e veteranit të Partisë Laburiste, Peter Mandelson, si ambasador në Uashington, një vendim i kontestuar për shkak të lidhjeve të Mandelson me abuzuesin seksual Jeffrey Epstein.

Rezultati i së premtes nënvizon sfidat për Partinë Laburiste dhe për politikën dypartiake në Britaninë e Madhe.