HETIMI/ Drejtësia nuk humbet kohë – SPAK sekuestron dosjen e tenderit të Porto Romanos menjëherë pas shkarkimit të Ballukut

SPAK ka sekuestruar dosjen e tenderit për projektin e Porto Romano, në kuadër të një hetimi për dyshime mbi shkelje në procedurën e prokurimit. Sekuestrimi u krye pranë Autoriteti Portual Durrës, ku ndodhej dokumentacioni i plotë i tenderit.

Tenderi për zhvillimin e Porto Romanos ka një vlerë rreth 400 milionë euro dhe është zhvilluar në dy faza: parakualifikim dhe kualifikim. Nga faza e parë është skualifikuar një kompani holandeze, ndërsa më 9 mars u paraqit vetëm një ofertë financiare nga një kompani greke, e cila ka vijuar me fazën përfundimtare të procedurës.

Hetimet e SPAK do të verifikojnë nëse gjatë zhvillimit të tenderit janë respektuar kriteret ligjore dhe parimet e barazisë në garë. Deri tani, Autoriteti Portual Durrës nuk ka dhënë një reagim zyrtar lidhur me sekuestrimin.

Sekuestrimi i dosjes erdhi disa orë pas shkarkimit të zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.