Një grup qytetarësh nga Korçë ka reaguar ndaj bllokimit të rrugës kombëtare Pogradec-Librazhd, duke paralajmëruar protesta paqësore dhe duke dorëzuar një peticion drejtuar institucioneve lokale.
Sipas banorit Lazjon Petrit, bllokimi ka shkaktuar dëme të mëdha ekonomike në juglindje, duke ndikuar negativisht në lëvizjen e lirë të qytetarëve, aktivitetin ekonomik dhe turistik, si dhe duke rritur kostot e transportit dhe të mallrave.
Qytetarët kanë bërë thirrje që të tjerët të firmosin letrën e hapur drejtuar qeverisë dhe të marrin pjesë ditën e hënë në një protestë para Bashkisë Korçë.
Banorët shtojnë se rruga e bllokuar dhe përdorimi i rrugëve alternative të vështira ka shkaktuar anulime rezervimesh në hotele, rritje të çmimit të transportit publik, të shportës ushqimore, si dhe të produkteve bujqësore e blegtorale.









