Vinícius Júnior dhe Neymar përfaqësojnë dy breza të ndryshëm të futbollit brazilian, por karrierat e tyre shpesh janë vendosur përballë njëra-tjetrës në krahasime direkte.
Sulmuesi i Real Madrid ka arritur tashmë në 359 paraqitje në futbollin europian, duke barazuar shifrën që Neymar regjistroi para largimit nga Europa në moshën 34-vjeçare. Kujtojmë se vite më parë, Neymar zgjodhi FC Barcelona, ndonëse ishte përfolur edhe për një kalim te madrilenët, ndërsa Vinicius bëri të kundërtën, duke firmosur me “Los Blancos” kur katalanasit ishin pranë transferimit të tij.
Krahasimi i statistikave
Në 359 ndeshje:
- Vinicius Jr: 119 gola, 84 asistime, 886 driblime.
- Neymar: 223 gola, 129 asistime, 1619 driblime.
Braziliani më i madh në moshë ka avantazh të dukshëm statistikor, me 104 gola, 45 asistime dhe 733 driblime më shumë në të njëjtin numër paraqitjesh.
Trofetë
Në aspektin e titujve, Neymar fitoi:
- 1 Champions League
- 2 La Liga
- 3 Kupa të Mbretit
- 5 tituj kampion në Francë me Paris Saint-Germain
Ai u shpall gjithashtu golashënuesi më i mirë në Champions League dhe Kupën e Mbretit në sezonin 2014-2015.
Nga ana tjetër, Vinicius ka në palmares:
- 2 Champions League
- 3 La Liga
- 3 Botërorë Klubesh
- 1 Kupë Mbreti
Si dhe u shpall lojtari më i mirë i FIFA-s në vitin 2024.
Edhe pse asnjëri nuk ka arritur të fitojë “Topin e Artë”, të dy mbeten ndër figurat më të spikatura të futbollit brazilian në dekadën e fundit.









