Presidentja e Komisioni Evropian, Ursula von der Leyen, mbërriti këtë mëngjes në Kiev, në vizitën e saj të dhjetë që nga nisja e luftës nga Rusia kundër Ukraina në vitin 2022.
Në një postim në platformën X, ajo theksoi se qëllimi i vizitës është të riafirmojë mbështetjen e palëkundur të Evropës për Ukrainën, në planin ekonomik dhe ushtarak, veçanërisht gjatë dimrit të ashpër që po përjeton vendi.
“Ne nuk do të tërhiqemi derisa të rivendoset paqja”, deklaroi ajo, duke shtuar se bëhet fjalë për “paqe sipas kushteve të Ukrainës”.
Në kuadër të kësaj vizite, von der Leyen dhe presidenti i Këshilli Evropian, Antonio Costa, pritet të marrin pjesë në një ceremoni së bashku me udhëheqës të tjerë evropianë.
Siç u pa në pamjet e publikuara, presidentja e Komisionit Evropian mbërriti në kryeqytetin ukrainas me tren dhe u prit nga zyrtarë vendas me një buqetë lulesh në ngjyrat blu dhe të verdhë të flamurit ukrainas.









