Zëvendëskryeministrja e pezulluar Belinda Balluku rrezikon deri në 35 vite burg, sipas deklaratës së bërë nga përfaqësues të Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të Këshillit të Mandateve.
Burime nga mbledhja në Kryesinë e Kuvendit bëjnë me dije se prokurori ka theksuar se në fazën fillestare të hetimit Balluku rrezikonte deri në 10 vite burg, por situata e saj juridike është rënduar me shtimin dhe konsolidimin e akuzave.
“Sot që flasim, me akuzat e ngritura në këtë moment, znj. Balluku rrezikon deri në 35 vite burg”, mësohet të jetë shprehur përfaqësuesi i Prokurorisë.
Çështja po shqyrtohet në kuadër të procedurave për heqjen e imunitetit, ndërsa hetimet ndaj saj vijojnë.









