Autoritetet kanë stakuar linjën e tensionit të lartë dhe planifikojnë të demontojnë një shtyllë, e cila po rrëshqet pas një rrëshqitjeje masive të tokës në aksin Përrenjas-Librazhd. Situata është përkeqësuar, duke rrezikuar edhe rrugën dhe linjat hekurudhore përreth.
Prokuroria e Elbasan ka nisur hetime kryesisht ndaj kompanisë që po punon për zgjerimin e Korridori VIII në zonën e Dragostunjës, duke fokusuar verifikimin tek shkaqet e rrëshqitjes, përfshirë shfrytëzimin e inerteve nga lumi Shkumbin dhe zbatimin e lejeve përkatëse.
Rrëshqitja masive ka bërë të pamundur lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve, duke ndaluar gjithashtu mjetet e emergjencës si zjarrfikësit, policia dhe ambulancat, për shkak të rrezikut të lartë dhe pamundësisë për të identifikuar zonat e dëmtuara në errësirë. Hetimi i prokurorisë përfshin gjithë segmentin rrugor nga Peqini në Qukës, për shkak të përdorimit masiv të lumit Shkumbin në disa zona.
Situata vijon të monitorohet nga institucionet përkatëse, ndërsa ndërhyrjet për stabilizimin e terrenit dhe rikthimin e linjave elektrike janë në plan.









