“KILOMETRI I FUNDIT”/ “Tirana në duart e kryengritësve paqësorë” – Berisha nga protesta: Jemi në fushë beteje

Kryetari i Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, deklaroi nga protesta e opozitës në Tiranë se kryeqyteti “është në duart e kryengritësve paqësorë”, ndërsa e cilësoi situatën politike në vend si një “fushë beteje”.

Gjatë tubimit, Berisha tha se ai dhe mbështetësit e tij u përballën me përdorimin e ujit me piper, duke akuzuar autoritetet për përdorimin e mjeteve të ndaluara me ligj.

“Jemi në fushë beteje. Vendi ynë është në fushë beteje. Tirana është në duart e kryengritësve paqësorë. Regjimi po struket në strofulla minjsh. Përdorin mjete të ndaluara me ligj. Nuk i bëjnë më me shpresë”, u shpreh Berisha para protestuesve.

Deklaratat e tij vijnë në një klimë të tensionuar politike, ndërsa opozita ka paralajmëruar vijimin e protestave në ditët në vijim.