Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në zonën e Kamëz, ku një 42-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është vetëhedhur nga ura e Babrrusë.
Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 11:40, shtetasi me inicialet D. K., rreth 42 vjeç, është hedhur nga ura e Babrroit, duke rënë në rrugën e Unaza Lindore. Si pasojë e plagëve të marra, ai ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Forcat e policisë mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e rastit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve që çuan në këtë ngjarje të rëndë.









