Presidenti amerikan, Donald Trump, hapi mbledhjen inauguruese të Bordit të Paqes për Gazën në SHBA, ku marrin pjesë rreth 40 liderë botërorë që kanë firmosur përfshirjen në këtë nismë.
Në fjalën e tij, Trump u ndal te misioni i bordit, duke theksuar se qëllimi kryesor është vendosja e paqes dhe rindërtimi i Gazës pas luftës. Ai deklaroi se gjatë mandatit të tij ka ndalur disa konflikte të gjata, madje disa prej tyre që kishin zgjatur mbi 30 vite.
“Kam ndaluar luftëra që zgjasnin prej dekadash. Disa prej tyre u zgjidhën për dy ditë”, tha ai, duke përmendur si shembull konfliktin mes Armenisë dhe Azerbajxhanit.
Trump shtoi se jo të gjithë liderët janë pjesë e Bordit, pasi disa “bëjnë naze”, ndërsa të tjerë – sipas tij – nuk janë të dëshiruar.
“Disa po bëjnë naze. Ka edhe nga ata që nuk duam t’i kemi këtu, sepse janë për telashe”, u shpreh presidenti amerikan.









