FOTO-LAJM/ Rama në Washington për Bordin e Paqes, publikohet fotoja e parë – e shoqëron ministri Ervin Demo

Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të enjte në Washington, D.C., ku pritet të marrë pjesë në mbledhjen e thirrur nga presidenti amerikan Donald Trump në kuadër të Bordit të Paqes.

Nga vizita është publikuar edhe fotoja e parë, ku Rama shihet brenda një automjeti, i shoqëruar nga ministri i Shtetit për Qeverisjen Vendore, Ervin Demo.

Ishte vetë Demo ai që ndau imazhin në rrjetet sociale, duke shprehur krenarinë për përfaqësimin e Shqipërisë në këtë takim të rëndësishëm ndërkombëtar.

“Krenar për Shqipërinë. Rrugës për në mbledhjen e Bordit të Paqes”, shkruan ministri në postimin e tij në Facebook.

Screenshot