Ish-kreu i Jakup Krasniqi, në fjalën e tij përmbyllëse në gjykatë, theksoi se ata që luftuan për lirinë e Kosovës nuk mund të konsiderohen fajtorë.
Krasniqi kujtoi vuajtjet e tij: 5 vite burg për akuzat mbi vrasjen e ushtarëve serbë gjatë luftës çlirimtare dhe gjithsej 16 vite të kaluar pas hekurave për luftërat e mëparshme në mbrojtje të vendit. Ai nënvizoi se pa bashkimin dhe përpjekjet e UÇK-së, Kosova sot nuk do të ishte e lirë.
“Nëse të luftuarit për të shpëtuar nga gjenocidet dhe vrasjet e njëpasnjëshme është krim, atëherë vetë historia është e tillë,” tha Krasniqi, duke kujtuar dhjetëra gra e fëmijë të vrarë gjatë përpjekjeve të mëparshme të Serbisë për të shkatërruar Kosovën.
Ai dhe krerët e tjerë të akuzuar për luftën çlirimtare kërkuan sot që drejtësia të vendoset dhe për ta të shpallet pafajësia.









