“I vetëpërjashtuar nga PD”, Salianji i shpallur “armik” nga udhëheqja e partisë, akuzohet për bashkëpunim me krimin, ndërsa anëtarëve u bëhet thirrje të shmangin çdo aktivitetet të tij
Një mesazh i shpërndarë së fundmi mes anëtarësisë së Partisë Demokratike në Berat e përshkruan Ervin Salianjin si të “vetëpërjashtuar” nga partia. Sipas mesazhit, ai po organizon një takim me agjendë të “rëndësisë private” dhe me mbështetjen e segmenteve të krimit të organizuar dhe të pushtetit lokal.
Mesazhi u drejtohet anëtarëve të PD-së, duke i paralajmëruar të distancohen nga aktivitetet e Salianjit dhe të mos marrin pjesë në takimin e planifikuar për nesër. Burime nga grupi i anëtarësisë theksojnë se kjo nuk është hera e parë që PD tenton të frenojë aktivitetet e tij për shkak të përplasjeve me drejtimin e partisë.
Salianji është cilësuar si bashkëpunëtor i krimit në mesazhin e shpërndarë dhe paralajmërohet se çdo pjesëmarrje mund të jetë në kundërshtim me vendimet e partisë, duke e bërë situatën politike në PD edhe më të tensionuar.










