Bordi i Paqes i organizuar nga Presidenti amerikan Donald Trump për situatën në Gaza duket se do të zhvillohet pa pjesëmarrjen e liderëve kryesorë europianë dhe të vendeve të G7. Friedrich Merz ka konfirmuar mungesën e tij, duke sinjalizuar se edhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni nuk do të marrë pjesë, ndërsa prania e Antonio Tajani mbetet e pasigurt.
Italia planifikon të jetë e përfshirë në nismë përmes rolit të saj në formimin e policisë palestineze dhe rritjen e pranisë së karabinierëve në Rafah, duke ruajtur ndikimin mbi çarmatosjen e Hamasit dhe daljen e forcave izraelite. Megjithatë, shumica e institucioneve europiane mbajnë një qëndrim të kujdesshëm ose të ftohtë.
Komisioni Europian do të përfaqësohet vetëm nga komisionerja për Mesdheun, Dubravk Šuica, dhe nuk do të jetë anëtare e Bordit. Gjermania, përmes Johann Wadephul, po shqyrton ende dërgimin e përfaqësuesve të saj, por Merz nuk do të marrë pjesë për shkak të angazhimeve në kongresin e CDU-së.
Kjo situatë tregon një distancim të qartë të Evropës nga nisma e Donald Trump, duke lënë Italinë në një pozicion më të izoluar, por strategjik për të mbajtur ndikimin mbi procesin.









