Fund epoke në Madrid – David Alaba largohet nga Real Madrid në verë

Një nga emrat e mëdhenj të repartit defensiv të Real Madridit pritet të mbyllë aventurën e tij në “Santiago Bernabéu” në përfundim të sezonit. Sipas gazetarit të njohur italian Fabrizio Romano, drejtuesit e klubit kanë vendosur të mos rinovojnë kontratën me mbrojtësin austriak David Alaba.

Kontrata e 33-vjeçarit skadon në fund të këtij sezoni dhe palët nuk do të nisin negociata të reja, çka do të thotë se lojtari do të largohet si futbollist i lirë gjatë merkatos së verës. Alaba tashmë po shqyrton disa opsione për kapitullin e ardhshëm të karrierës së tij.

Mbrojtësi iu bashkua madrilenëve në verën e vitit 2021 pas largimit nga Bayern Munich dhe u bë menjëherë një pjesë e rëndësishme e prapavijës. Gjatë qëndrimit në Spanjë ai numëron 126 paraqitje, 5 gola dhe 8 asistime.

Largimi i tij pritet të ndikojë edhe në aspektin financiar të klubit, pasi austriaku renditet ndër lojtarët me pagën më të lartë në skuadër, duke i hapur Real Madridit hapësirë të konsiderueshme në buxhetin e pagave për sezonin e ardhshëm.