TRONDITESE/ Bashkëshorti detyroi gruan të kryente marrëdhënie me mbi 120 burra – përfundon në pranga

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Suedia, ku një burrë dyshohet se ka detyruar bashkëshorten e tij të kryejë marrëdhënie seksuale me të paktën 120 persona, përgjatë disa viteve.

Sipas raportimeve të mediave vendase, abuzimet kanë ndodhur si në takime fizike ashtu edhe përmes kontakteve në internet. Fillimisht hetimet përmendnin rreth 30 burra, por numri është rritur ndjeshëm gjatë verifikimeve të fundit.

Rasti u zbulua pasi vetë gruaja e denoncoi në polici. Ajo ka deklaruar se në disa raste ishte nën ndikimin e alkoolit dhe drogës në një shkallë të tillë sa nuk arrinte të kujtonte gjithçka që ndodhte.

I dyshuari ndodhet në paraburgim që prej tetorit, ndërsa akuzat pritet të formalizohen në muajin mars. Autoritetet po hetojnë gjithashtu edhe klientët, të cilët mund të përballen me ndjekje penale, pasi në Suedi blerja e shërbimeve seksuale është e ndaluar me ligj.