Me 66 vota për, 32 kundër dhe 5 abstenime, deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan sot shqyrtimin e parë të projektligjit për buxhetin e vitit 2026, i cili arrin vlerën rreth 4 miliardë euro.
Seanca u shoqërua me debate të ashpra mes pozitës dhe opozitës, me partitë opozitare që kërkuan më shumë kohë për analizë të dokumentit voluminoz prej rreth 700 faqesh, duke kundërshtuar përdorimin e procedurave të përshpejtuara.
Ky votim shënon miratimin në parim të buxhetit, ndërsa shqyrtimi i dytë pritet të mbahet të premten para se projektligji të hyjë në fuqi zyrtarisht.









