Sulme izraelite në Gaza – raportohen 9 të vrarë, përfshirë familje të zhvendosura

Nëntë palestinezë humbën jetën pas një serie sulmesh ajrore izraelite në dy zona të Rripit të Gazës, konfirmoi Shërbimi Palestinez i Mbrojtjes Civile dhe zyrtarët shëndetësorë.

Sipas raporteve, katër persona u vranë në një sulm që goditi një kamp ku strehoheshin familje palestineze të zhvendosura. Pesë të tjerë humbën jetën në një tjetër sulm në Khan Yunis, në jug të Gazës.

Një zëdhënës i forcave izraelite deklaroi se sulmet ishin kundër militantëve të Hamasit dhe u kryen si reagim ndaj një incidenti të ndodhur të shtunën në Beit Hanoun, ku disa persona dolën nga një tunel pranë vijës së verdhë.

Situata mbetet e tensionuar ndërsa numri i viktimave civile po rritet dhe tensionet mes Izraelit dhe Hamasit vazhdojnë të eskalojnë.