VIDEO-LAJM/ Panik në ajër – Motori i avionit të Arik Air shpërthen gjatë fluturimit – ulje emergjente me 80 pasagjerë në bord

Momente frike përjetuan pasagjerët e një fluturimi në Nigeri, pasi një nga motorët e avionit pësoi dëmtim të rëndë gjatë udhëtimit.

Ngjarja ndodhi gjatë itinerarit nga Lagos drejt Port Harcourt, kur pasagjerët dëgjuan një shpërthim të fortë dhe më pas vunë re se motori i majtë i avionit ishte dëmtuar.

Pamjet e filmuara nga brenda kabinës tregojnë motorin e shkatërruar ndërsa avioni vazhdonte të ishte në ajër, duke shkaktuar panik mes udhëtarëve. Sipas dëshmive, zhurma e fortë u dëgjua gjatë zbritjes, duke shtuar tensionin në bord.

Piloti reagoi menjëherë, duke devijuar fluturimin dhe kryer një ulje emergjente në Benin City. Autoritetet konfirmuan se asnjë nga 80 pasagjerët nuk mbeti i lënduar.

Nigerian Safety Investigation Bureau njoftoi se ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e incidentit dhe për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për defekt teknik apo faktorë të tjerë.

Incidenti ka ngritur pikëpyetje mbi sigurinë ajrore, ndërsa pasagjerët e përjetuan fluturimin si një moment që, sipas tyre, “mund të kishte përfunduar ndryshe”.

avion niger (3)
avion niger (1)
avion niger (2)