VIDEO-LAJM/ Skandal në Madrid – VAR “ngrin” ndeshjen për 8 minuta dhe anulon golin e Barcelonës

Një episod i pazakontë dhe i debatueshëm shënoi përballjen mes Atletico Madridit dhe Barcelonës, duke ndezur menjëherë polemika në Spanjë.

Në minutën e 53-të, me rezultatin 4-0, Barcelona arriti të tundë rrjetën me anë të Kubarsit, duke rikthyer për pak çaste entuziazmin në kampin katalanas. Por ajo që pasoi ishte një pritje e gjatë dhe e tensionuar.

VAR-it iu deshën plot 8 minuta për të analizuar aksionin, duke “ngrirë” lojën dhe duke lënë lojtarët e tifozët në pritje. Në fund, arbitri vendosi të anulojë golin, një vendim që u prit me protesta të forta nga futbollistët e Barcelonës dhe reagime të shumta në rrjetet sociale.

Momenti ka hapur diskutime të reja mbi përdorimin dhe kohëzgjatjen e ndërhyrjeve të VAR-it, ndërsa tifozët e konsiderojnë situatën si një nga rastet më të diskutueshme të sezonit.

Për më shumë, shikoni pamjet e momentit që po bën xhiron e rrjetit.

Për më tepër shikoni pamjet: VIDEO + VIDEO