Një moment i pazakontë gjatë konferencës së përbashkët për shtyp mes kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidentit turk Recep Tayyip Erdogan ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale.
Në pamjet që po qarkullojnë gjerësisht online, Mitsotakis shihet teksa fshin hundët me një letër dhe më pas, në vend që ta vendosë në xhep, e fut brenda një dosjeje që ndodhej mbi tavolinë. Veprimi, i kapur nga kamerat gjatë eventit zyrtar, u bë menjëherë viral.
Reagimet në rrjet kanë qenë të shumta, me disa komentues që e cilësojnë gjestin si të papërshtatshëm për një aktivitet diplomatik të këtij niveli, ndërsa të tjerë e minimizojnë si një moment të pavëmendshëm.
Pas konferencës për shtyp, Mitsotakis dhe Erdogan zhvilluan një takim privat, në kuadër të axhendës zyrtare mes dy vendeve. Megjithatë, përtej mesazheve politike të takimit, ishte pikërisht ky episod i shkurtër ai që mori vëmendjen më të madhe publike.









