POSTIMI/ Rama reagon për Thaçin: “Kur arsyeja përballet me absurditetin ndërkombëtar”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së ekipit mbrojtës të Hashim Thaçit në Gjykatën Speciale në Hagë, ku u theksua se ish-presidenti i Kosovës është i pafajshëm.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ndau një fragment nga fjala e avokatit Luka Mishetiç, duke e shoqëruar me një koment ku sugjeron se rasti përfaqëson, sipas tij, momentin kur arsyeja përballet me atë që ai e cilëson si “absurditet ndërkombëtar”.

Reagimi i kreut të qeverisë shqiptare vjen në një fazë vendimtare të procesit gjyqësor ndaj ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Këtë të enjte vijon dita e katërt e deklaratave përmbyllëse në Gjykatën Speciale me seli në Hagë, ndërsa radhën për paraqitjen e argumenteve e ka mbrojtja e Kadri Veselit, i cili përballet me akuza në të njëjtin proces.

Çështja ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së ka ngjallur reagime të forta politike dhe emocionale në rajon, ndërsa procesi gjyqësor vijon në fazën e tij përfundimtare.

https://www.facebook.com/share/v/1AtarU1Zxb/?mibextid=wwXIfr