Lideri opozitar venezuelian Juan Pablo Guanipa, i cili u lirua pak ditë më parë pas më shumë se 8 muajsh në burg, është rrëmbyer nga persona të armatosur, por më pas është gjetur dhe liruar nga forcat e sigurisë,
Guanipa u arrestua në fund të majit nën akuza për “bashkëpunim me grupe terroristësh”, akuza që ai dhe mbështetësit e tij i konsideruan të motivuara politikisht. Pas vuajtjes së dënimit prej tetë muajsh, ai ishte liruar nga burgu, por disa orë pas lirimit u mor përkohësisht nga persona të paidentifikuar.
Sipas raportimeve, forcat e rendit ndërhynë shpejt, e gjetën Guanipan dhe e kthyen nën mbrojtje, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat e incidentit dhe identitetet e personave të armatosur që e kishin rrëmbyer.
Ngjarja ka shkaktuar shqetësim të gjerë mes mbështetësve të opozitës dhe komunitetit ndërkombëtar, duke shtuar tensionet në skenën politike venezueliane, ku kriza politike dhe çështjet e lirive civile vazhdojnë të jenë në fokus.









