Drone ukrainase godasin fabrikë ruse të lidhur me prodhimin e karburantit për raketa

Një fabrikë në Rusi që prodhon komponentë për karburant raketor është goditur nga dronë ukrainas, bëri të ditur një zyrtar i Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU).

Sipas tij, objekti i shënjestruar merrej me prodhimin e përbërësve të karburantit për raketat ruse të tipit cruise Kh-55 dhe Kh-101, si dhe me produkte të tjera të lidhura me industrinë e naftës dhe karburantin ajror. Pas sulmit, në ambientet e fabrikës shpërtheu një zjarr i përmasave të mëdha.

“Edhe një ndërprerje e përkohshme e prodhimit ndërlikon ndjeshëm furnizimin me karburant raketor dhe ul aftësinë e armikut për të ruajtur intensitetin e bombardimeve me raketa ndaj qyteteve tona,” citohet të ketë thënë zyrtari i SBU-së.

Nuk ka ende konfirmim të pavarur për dëmet e shkaktuara apo për ndikimin real në kapacitetet ushtarake ruse, ndërsa Moska nuk ka reaguar zyrtarisht për incidentin