Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Erion Veliajt për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda nga shqyrtimi i çështjes së tij. Kërkesa u paraqit nga vetë Veliaj gjatë seancës së zhvilluar më 2 shkurt, duke pretenduar se i ishte cenuar e drejta për një mbrojtje efektive
Në të njëjtën seancë, Veliaj kërkoi që të mos përfaqësohej nga avokatja e caktuar kryesisht, Valentina Teodoresku. Vendimi për rrëzimin e kësaj kërkese u mor nga gjyqtari Bib Ndreca.
Ndërkohë, seanca e radhës është caktuar për datën 9 shkurt, ku pritet të vendoset nëse dosja do të kalojë ose jo për gjykim.









