Aksident fatal në Bathore – makina përplas për vdekje një këmbësore 65-vjeçare

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar pasditen e sotme në Bathore. Rreth orës 16:30, një automjet i drejtuar nga shtetasi E. B., rreth 40 vjeç, ka përplasur një këmbësore.

Si pasojë e përplasjes, shtetasja Sh. Sh., rreth 65 vjeçe, është transportuar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, ku po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.