ZYRTARE/ Bajern Mynih blindon Serzh Gnabrin rinovon kontratën deri në vitin 2028

Ka marrë fund çdo dilemë rreth së ardhmes së Serzh Gnabrit. Bajern Mynih ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me sulmuesin gjerman, i cili do të vijojë aventurën e tij në “Allianz Arena” deri në vitin 2028.

Marrëveshja e mëparshme e 30-vjeçarit skadonte në fund të këtij sezoni, duke lënë të hapura spekulimet për të ardhmen e tij. Megjithatë, drejtuesit bavarezë kanë vendosur të sigurojnë shërbimet e një prej titullarëve të sulmit edhe për vitet në vijim.

“Numri ynë 7 qëndron me ne deri në vitin 2028! Bajern Mynih dhe Serzh Gnabri kanë zgjatur kontratën deri në vitin 2028”, njoftoi klubi gjerman përmes një deklarate zyrtare.

Gjatë karrierës së tij me Bajernin, Gnabri ka fituar gjashtë tituj kampion në Bundesligë, Champions League dhe Kupën e Botës për Klube, ndër trofetë më të rëndësishëm. Në sezonin aktual, ai ka regjistruar 7 gola dhe 8 asistime në 26 paraqitje në të gjitha kompeticionet.