Romanca që ka pushtuar faqet rozë po hyn në një fazë të re madhështore. Princ Leka dhe Blerta Celibashi kanë marrë vendimin e rëndësishëm për marrëdhënien e tyre dhe, sipas burimeve pranë Vip Magazine, dasma është vetëm çështje kohe.
Çifti ka nisur tashmë përgatitjet për ceremoninë që pritet të jetë një nga eventet më të komentuara mondane, me elegancë, protokoll dhe atmosferë aristokrate. Lidhja e tyre, e bërë publike prej kohësh, duket se po kurorëzohet me një ceremoni që pritet të tërheqë vëmendjen e mediave dhe të shoqërisë së lartë.
Kujtojmë se verën e kaluar ata festuan fejesën në jug të Shqipërisë, në një organizim luksoz që u kthye në një spektakël elegance dhe stili. Të rrethuar nga familjarë dhe miq të ngushtë, çifti dha sinjalet e para se historia e tyre e dashurisë ishte serioze.
Që nga ai moment, Princ Leka dhe Blerta janë shfaqur shpesh bashkë në evente publike në Tiranë, gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe me një harmoni që nuk ka kaluar pa u vënë re.
Duket se një tjetër kapitull “mbretëror” po shkruhet… dhe të gjithë sytë janë tek data e madhe. 👑💍









