Zyrat franceze të platformës sociale X, në pronësi të Elon Musk, janë kontrolluar nga autoritetet si pjesë e një hetimi penal të nisur së fundmi nga Prokuroria e Parisit.
Sipas njoftimit zyrtar, operacioni po kryhet nga njësia e krimit kibernetik pranë prokurorisë, me mbështetjen e Europolit dhe sektorit të krimeve kibernetike të policisë franceze. Hetimi është hapur që në janar 2025, megjithatë autoritetet nuk kanë bërë publike detaje mbi natyrën e dyshimeve.
Si pjesë e procedurës, prokuroria ka thirrur për seanca dëgjimore në muajin prill si Elon Musk, ashtu edhe ish-drejtoreshën ekzekutive të platformës, Linda Yaccarino.
Nga ana tjetër, kompania X nuk ka reaguar ende lidhur me kontrollet. Në një zhvillim paralel, zyra e prokurorit njoftoi se do të ndalojë komunikimin përmes platformës X dhe do të përdorë LinkedIn dhe Instagram për njoftimet zyrtare në vijim









