Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka mbërritur në mënyrë të papritur në Kiev për një vizitë diplomatike, raportojnë mediat ukrainase. Gjatë qëndrimit në kryeqytetin ukrainas, ai pritet të mbajë edhe një fjalim para deputetëve të Parlamentit të Ukrainës, Radës Supreme.
Presidenti Volodymyr Zelensky publikoi në rrjetet sociale pamje nga momenti kur ai dhe Rutte nderuan ushtarët ukrainas të rënë në luftë, në një ceremoni simbolike që thekson mbështetjen e vazhdueshme ndërkombëtare për Ukrainën.
Aleanca Atlantike nuk ka bërë ende një njoftim zyrtar për këtë vizitë, por mungesa e paralajmërimeve paraprake konsiderohet e zakonshme për shkak të masave të rrepta të sigurisë gjatë konfliktit.









