Teherani ka thirrur të gjithë ambasadorët e Bashkimit Evropian në Iran për të protestuar ndaj vendimit të BE-së për të klasifikuar Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) si një grup terrorist.
Ky vendim i bllokut evropian u mor për shkak të shtypjes brutale të protestave mbarëkombëtare, që çuan në mijëra viktima dhe dhjetëra mijëra arrestime. Shtete të tjera, përfshirë SHBA dhe Kanada, kishin bërë më parë të njëjtin përcaktim.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei, deklaroi se po shqyrtohen veprime të ndryshme dhe se një vendim për kundërmasat e Iranit pritet të shpallet së shpejti. Ai e përshkroi vendimin e BE-së si “të paligjshëm, të paarsyeshëm dhe shumë të gabuar” dhe paralajmëroi se Republika Islamike mund të ndërmarrë veprime reciproke.
Për të treguar qëndrimin simbolik ndaj BE-së, Irani e quajti të gjithë ushtritë e Bashkimit Evropian si organizata terroriste, duke theksuar tensionet diplomatike që mund të përshkallëzohen në ditët në vijim.









