VENDIM/ S’ka lirim për Veliajn! – GJKKO vulos “arrestin me burg”

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka dhënë një tjetër goditje kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke rrëzuar kërkesën e tij për ndryshimin e masës së sigurisë.

Në seancën e zhvilluar këtë të diel, Veliaj ishte i pranishëm në sallë, i mbrojtur nga avokati Sokrat Gjermeni, ndërsa përballë tij qëndronin prokurorët e SPAK, Ols Dado dhe Altin Dumani. Kryebashkiaku argumentoi se nuk ekziston më rreziku i prishjes së provave, duke theksuar se dosja tashmë ka kaluar për gjykim.

Por ky qëndrim nuk e bindi trupën gjykuese. Me kërkesë të prokurorisë, gjykata vendosi të lërë në fuqi masën “arrest në burg”, duke mos pranuar asnjë zbutje të masës së sigurisë.

Vendimi e mban Veliajn pas hekurave, ndërsa beteja e tij ligjore me SPAK vazhdon në fazën e gjykimit.