Komisioni i Mbrojtjes pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka dhënë dritën jeshile për shtimin e masave të sigurisë ndaj prokurorit Altin Dumani, pas një kërkese zyrtare të paraqitur nga kreu i SPAK, Klodian Braho.
Vendimi vjen në një moment kur, sipas burimeve, niveli i presionit ndaj Dumanit është rritur, për shkak të hetimeve të ndjeshme dhe çështjeve me peshë që ai ka drejtuar gjatë kohës kur mbante postin e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme.
Sipas të njëjtit vendim, masat mbrojtëse nuk do të kufizohen vetëm te Dumani. Komisioni ka miratuar siguri shtesë edhe për disa prokurorë të tjerë të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mes tyre edhe prokurorin Dritan Prençi.
Ky zhvillim shihet si një sinjal i qartë për nivelin e ndjeshmërisë dhe rrezikut që shoqëron hetimet e SPAK në këtë fazë.









