Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e së shtunës në Bulqizë, ku një 58-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një zonë minerare.
Viktima, Bashkim Keta, punonte si rojë private pranë një subjekti që operon në galeritë e kromit. Sipas burimeve lokale, kanë qenë vetë minatorët që ngritën alarmin, pasi nuk e panë rojen në vendin e punës dhe nisën kërkimet. Trupi i pajetë u gjet më pas në stokun e kromit, çka çoi në njoftimin e menjëhershëm të policisë.
Nga të dhënat paraprake, dyshohet se 58-vjeçari mund të jetë rrëzuar nga një lartësi në zonën e materialit minerar, duke humbur jetën në vend.
Njoftimi i policisë:
“Më datë 31.01.2026, në një zonë minerare në Bulqizë, është gjetur pa shenja jete shtetasi B.K., 58 vjeç, i cili punonte rojë private pranë një subjekti minerar. Nga hetimet paraprake dyshohet se ai mund të ketë rrëshqitur nga një lartësi dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”









