Përplasja fatale në autostradën Tiranë–Durrës – arrestohet drejtuesja 36-vjeçare

Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori është regjistruar mëngjesin e së mërkurës në autostradën Tiranë–Durrës.

Sipas njoftimit të Policisë, si e dyshuar për ngjarjen është arrestuar shtetasja L. K., 36 vjeçe, e cila duke drejtuar automjetin e saj ka përplasur këmbësorin H. D., 68 vjeç. Për shkak të plagëve të marra, i moshuari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Specialistët e qarkullimit rrugor kanë kryer arrestimin e drejtueses së mjetit, ndërsa po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit fatal.